Evertoni, është një tjetër klub i madh anglez që është vënë pas sulmuesit shqiptar, Armando Brojës.
Sulmuesi kuqezi tashmë e ka mbyllur aventurën e huazimit tek Southamptonit nga Chelsea.
Broja, i cili ka treguar formë të lartë këtë sezon të garave, është një nga lojtarët më të kërkuar në Premier League.
Sipas medieve britanike, Evertoni është skuadra e radhës që e dëshiron sulmuesin shqiptar.
Menaxheri i Evertonit, Frank Lampard thuhet se pëlqen Brojën të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka deklaruar se dëshiron ta ketë në fazën e përgatitjeve Brojën e më pas do të vendos nëse do ta mbajë atë në ekip apo do ta shesë.