Leeds United ka rënë dakord për një marrëveshje me Red Bull Salzburg për lojtarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brenden Aaronson.
Marrëveshja për anësorin 21-vjeçar do të përfundojë më 1 korrik dhe Aaronson do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare.
Aaronson kryesisht është një mesfushor sulmues, por ai gjithashtu është i aftë të luajë në një sërë rolesh.
Leeds fillimisht u përpoq të nënshkruante me reprezentuesin amerikan në afatin kalimtar të janarit.