Llapi i Podujevës dhe Drita e Gjilanit do të takohen sonte (20.00) në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Llapjanët synojnë të mbrojnë trofeun e Kupës, ndërsa Drita të stoliset me këtë trofe të çmueshëm.
Finalja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Mungojnë Benjamin Emini e Bujar Idrizi për shkak të kartonëve”, - njofton KF Llapi.
Llapi - Drita
Llapi: Abdyli, Shabani, Prençi, Neto, Krasniqi, Peposhi, Ramadan, Rivera, Veliu, Selmani dhe Firmino.
Drita: Rexhepi, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Broja, Jashari, Namani, Ajezeraj, Simonovski dhe Kryeziu.