Katër shqiptarë paraqiten titullarë për Schaffhausen-in, e cila si vendas ndahet baras (2:2) me Luzernin, në takimin e parë të play-autit.
Në ndeshjen e kthimit do të dihet se a do të mbetet Luzern në elitën e futbollit zviceran apo Schaffhausen do të rikthehet pas një kohe.
Në minutën e 54-të, Ardon Jashari shënoi për epërsinë (1:2) të Luzernit dhe Uran Bislimi asistoi në golin e parë të Schaffhausen-ut në minutën e 14-të.
Për Schaffhausen shënuan Bobadilla (14'), Del Toro (71') dhe për Luzernin Schulz (4'-nga penalltia) e Jashari (54').
Uran Bislimi, Valon Hamdiu, Jetmir Krasniqi, Bujar Lika, luajnë standardë për Schaffhausen-in. Hamdiu u zëvendësua në minutën e 62-të e Krasniqi në atë të 84-tën. Jashari luajti tërë takimin për Luzernin.