KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit shkroi historinë, duke u shpallur kampion i Ligës së Tretë-Perëndim.
Mesfushori Vullnet Elmazi pas këtij suksesi të madh, duke theksuar se kanë realizuar ëndrrën shumëvjecare të shumë brezave dhe të sportdashësve të klubit.
“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Kënaqësi e madhe dhe ditë e paharrueshme, sepse u bëm kampion dhe plotësuam ëndrrën e shumë njerëzve të klubit dhe të Cegranit në përgjithësi.
Tani e kemi edhe një ndeshje të balotazhit që është e rëndësishme për tu inkuadruar në ligën e dytë”, tha për Open-TV, Vullnet Elmazi.
Ndeshja e balotazhit sipas të gjitha gjasave do të luhet me 22 qershor.