Ousmane Dembele ka refuzuar ofertën përfundimtare të Barcelonës për një kontratë të re, raporton AS,
Anësori francez do t'i bashkohet Paris Saint-Germainit, me kërkuesit e Premierligës si Newcastle dhe Tottenham që do të mbeten të zhgënjyer.
Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, Dembele ka njoftuar tashmë trajnerët se nuk do të vazhdojë në klub, pasi nuk është dakord me kushtet e rinovimit.
Vetë Ousmane u shpjegoi teknikëve se nuk e kishte pranuar propozimin përfundimtar të Barcelonës dhe se planifikonte t'i jepte fund kohës së tij si Blaugrana më 30 qershor, ku dhe do të bëhet agjent i lirë.
Kujtojmë se, gjatë afatit kalimtar të janarit u tentua të detyrohej largimi i tij, me pak sukses për shkak të palëvizshmërisë së lojtarit dhe refuzimit të përfaqësuesit të tij.
Por, në fund francezi vendosi që në qershor të vendos për të ardhmen e tij, i cili u bë vendimtar në një pjesë të sezonit.
Dembele iu bashkua Barcelonës më 25 gusht të vitit 2017 nga Dortmundi.