Monza në pronësi të Berlusconit është vetëm 90 minuta larg Serie A. Ata triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Pisa në finalen e parë të play-off-it të Serisë B.
Duhet theksuar se në stadium ka qenë i pranishëm edhe pronari i Monzas dhe ish “i bosi” i Milanit, Silvio Berlusconi.
Pas triumfit Berlusconi motivoi ekipin dhe premtoi se do të jetë në Pisa.
“Pjesa e parë fantastike, shumë keq për atë gol në fund. I thashë ekipit që doja njëmbëdhjetë luftëtarë, do të jem atje në Pisa”.
Finalja e dytë mes dy skuadrave është planifikuar të dielën e 29 majit në “Garibaldi”.