Ish-sulmuesi i njohur anglez, Michael Owen, ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Liverpool do të ndeshen nesër mbrëma në Paris, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Ish-ylli i Liverpoolit dhe Real Madridit dhe Manchester Unitedit, mendon se ‘The Reds’ do ta mposht Real Madridin.
“Liverpooli është më i mirë se Reali. 3-1 ose 3-0, ky është parashikimi im. Ata janë një skuadër shumë e fortë”, tha anglezi.