Emri i Andy Carroll është shumë i njohur në futbollin anglez, por pothuajse gjithmonë për arsyet e gabuara.
Sulmuesi uellsian, aktualisht te West Bromwich, në të kaluarën ka qenë futbollisti më i shtrenjtë në botë britanik më i shtrenjtë në botë (Liverpool-i ka paguar 41 milionë euro në 2011-ën për ta marrë nga Newcastle).
Një etiketë që nuk i ka shërbyer për shumë, duke parë se eksperienca në Anfield ka qenë shumë e keqe dhe se emri i tij është sinonim me dështim nga ato anë kur flitet për merkaton.

Mes eksperiencave të tjera të paharrueshme që e kanë vënë në qendër të vëmendjes, është hera kur Carroll është prezantuar në martesën e motrës së tij me tutën e West Ham-it.
Tani ka ardhur radha e tij për t’u martuar, por martesa është në rrezik. Gjithçka për shkak të festës së beqarisë që po i hap shumë probleme lojtarit.
Siç ka bërë të ditur The Sun, si Carroll ashtu edhe gruaja e tij e ardhshme kanë organizuar festat klasike para martesës me miqtë e tyre.
Megjithatë, ajo e organizuar nga sulmuesi në Dubai po bën xhiron e rrjeteve sociale sepse në aplikacionin Snapchat janë publikuar disa fotografi të Carrolll në një krevat bashkë me menaxheren e një lokali që nuk ishte gruaja e ardhshme, ylli i realitiy show Billi Mucklow.