Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurichin.
Klubi zviceran ka njoftuar se 28-vjeçari ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2025.
Aliti është pjesë e Zurichit nga vera e vitit të kaluar.
Reprezentuesi i Kosovës në sezonin e fundit regjistroi 33 paraqitje në Superligën e Zvicrës.
Ai shënoi dy gola dhe shtoi një asistim.
Vlen të theksohet se Fidan Aliti me Zurichin u shpall kampion për sezonin 2021/22 në elitën e futbollit zviceran.