Të shtunën në mbrëmje, Real Madrid do të jetë në kërkim të titullit numër 14 në Ligën e Kampionëve.
Në Paris të Francës, të besuarit e trajnerit Karlo Ançeloti sfidojnë Liverpullin e Jyrgen Klopit, me “të kuqtë” që kanë zhvilluar një nga sezonet më spektakolare.
Megjithatë, “Los Blancos“ e kanë treguar përgjatë rrugëtimit të tyre europian se mund të fitojnë ndaj kujtdo edhe nëse të gjithë i mendojnë të dorëzuar, ashtu siç ndodhi në gjysmëfinale ndaj Mançester Sitit.
Ndërkohë, madrilenët kanë arritur në kryeqytetin francez dhe entuziazmi ka qenë i madh me njerëz të shumtë të cilët mbushën rrugët për të ndjekur nga afër disa prej lojtarëve më në zë të momentit, pa harruar faktin se në radhët e Real Madridit luan edhe bashkëkombasi i tyre, Karim Benzema.
Ndaj, kanë një arsye më shumë për të mbështetur spanjollët në finalen e së shtunës ndaj Liverpullit.