Paris Saint Germain dëshiron të mbajë në ekip Sergio Ramos dhe Keylor Navas.
PSG dëshiron që Sergio Ramos dhe Keylor Navas të vazhdojnë në ‘Parc des Princes’ sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Le Parisien’ ata duan që të dy të jenë pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm.
Këtë sezon, Ramos mezi ka luajtur 12 ndeshje. Që nga ardhja e tij në korrik 2021, ish-lojtari i Real Madridit nuk ka qenë në gjendje të performojë për shkak të lëndimeve të shumta që ka kaluar.
Sa i përket Keylor Navas, situata është shumë e ndryshme. Kostarikani nuk do të jetë titullar sezonin e ardhshëm, andaj edhe mund të kërkojë largimin. PSG vlerëson përvojën e Navas dhe për këtë arsye ata duan ta mbajnë atë edhe për një vit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e dy lojtarëve të tyre.