Ish-lojtari i 'Reds', Steven Gerrard ka parashikuar rezultatin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Liverpool – Real Madrid.
Në Paris sot zhvillohet finalja e garës më prestigjioze për klube, Liga e Kampionëve.
Liverpool dhe Real Madridi do të përballen për herë të tretë në finale të kësaj gare.
Steven Gerrard ka folur para finales, duke e parashikuar rezultatin final të kësaj ndeshje.
“Dëshiroj t’u uroj fat të gjithëve në Liverpool. Shpresoj që të arrijnë rezultatin e dëshiruar.
Shpresoj që loja të jetë e shkëlqyer dhe parashikoj një fitore 2-0 për Liverpool-in”, tha ish-kapiteni i ‘Reds’ dhe trajneri aktual i Aston Villas.
Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet sot, në orën 21:00.