Skela me pozicion të ri tek Eintracht Frankfurt

Futboll

Skela me pozicion të ri tek Eintracht Frankfurt

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:25
Skela me pozicion të ri tek Eintracht Frankfurt

Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë të re me Eintracht Frankfurt, deri më 30 qershor 2025.

Vlonjati sezonin e fundit ka qenë trajner i Eintracht Frankfurt U17 dhe tani kalon te 19-vjeçarët.

Skela do të jetë ndihmëstrajner, krah Damir Agovic, në ekipin që do të luajë UEFA Youth League, ekuivalenti i Champions League për të rinj.

Ish-fantazisti i kombëtares është pjesë e klubit gjerman prej dy vitesh, ku e nisi si zëvendëstrajner te 17-vjeçarët.

Skela po i ngjit shkallët një e nga një dhe vlerësimi është maksimal për të, pasi edhe ka luajtur me Eintracht Frankfurt në periudhën 2001-2004.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat