Rezultatet nga ndeshjet direkte, Real Madridi me bilanc më të mirë!
Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” nga ora 21:00.
Kjo do të jetë përballja e nëntë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle.
Nga tetë ndeshjet paraprake, Real Madridi ka bilanc më të mirë.
“Los Blancos” kanë shënuar fitore në katër ndeshje, kurse tri ndeshje i kanë takuar Liverpoolit.

Një tjetër ndeshje mes këtyre skuadrave ka përfunduar baras.
Pra, Liverpooli sonte ka mundësi që të barazojë bilancin e fitoreve me Real Madridin.
Megjithatë, mbetet të shihet në fund se cili do të jetë rezultati nga përballja finale e Ligës së Kampionëve.