Vedat Muriqi rilindi në Spanjë. Sapo mbërriti në merkaton e janarit, sulmuesi shqiptar tregoi aftësitë e tij.
Një pikë referimi në majën e sulmit, me golat dhe asistet e tij “pirati“ shkëlqeu me fanellën e Mallorca-s, të cilën e shpëtoi nga rëna nga kategoria.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i ka bindur drejtuesit e Mallorca-s, që nga ana tjetër janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje me Igli Taren.
Kushti i spanjollëve është shifra për kartonin e Muriqit.
Lazio ka vendosur një opsion blerjeje për 12 milionë, ndërsa Majorka synon ta ulë me 2 milionë këtë shifër.