Qendërsulmuesi, Dries Mertens do të zhvillojë bisedime me Napolin për të ardhmen e tij.
“Calciomercato” raporton se skuadra e Serie A po i ofron atij një kontratë të re, por me një pagë të reduktuar.
Ndërkohë, mediumi i cekur shton se, Lazio janë të gatshëm t'i japin atij një kontratë dyvjeçare për ta bindur që të largohet nga skuadra e Spalletit dhe të ribashkohet me Maurizio Sarrin.
Mertens ishte nën urdhërat e Sarrit gjatë periudhës 2015/2018 te Napoli dhe nëse lojtari belg i bashkohet Lazios atëherë të dy do të bashkëpunojnë përsëri.
Në këtë sezon, belgu 35-vjeçar në 30 ndeshje ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar dy asistime në Seria A.