Futbollisti i Trepçës ‘89, Arber Mustafa ka konfirmuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit mitrovicas.
Mesfushori ndihmoi ‘89-shin në arritjen e objektivit në këtë edicion, rikthimin e klubit në elitën e futbollit tonë.
Mustafa ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për kohën e kaluar në skuadër.
"Faleminderit Trepça 89 !
Nga sot nuk jam pjesë e Trepçes 89 faleminderit bashklojtarëve dhe stafit per kohën e kaluar ku në fund arritëm objektivat e klubit", - njofton futbollisti.