Angel Di Maria javë më pare konfirmoi largimin nga Paris Siant-Germaini.
Më të zbuluar lajmin e largimit shumë klube janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit.
Dhe thuhet se Juventusi është gati për ta rrëmbyer sulmuesin 34-vjeçar.
Juventus dhe Di Maria janë vendosur për bisedime përfundimtare, pasi ata kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për një transferim.
“Calciomercato” raporton se ata do të takohen për të finalizuar negociatat, me skuadrën e Serisë A që ofron një kontratë njëvjeçare me një opsion për t'u zgjatur edhe për një sezon.