Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” nga ora 21:00.
Bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt, Liverpooli ka vlerë më të madhe të ekipit sesa “Los Blancos”.
Vlera e “Reds” shkon në 900.5 milionë euro, kurse ajo e spanjollëve 756.5 milionë euro.
Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë.
Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare dhe njëkohësisht hakmarrjen ndaj Real Madridit për finalen e humbur të vitit 2018.