Malisheva mbetet në elitë, Vushtrria dështon.
Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen finale të barazhit që u zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja u ndërpre për 17 minuta, pasi që tifozët e Vushtrrisë shqyen rrjetën e portës pas akordimit penallti për Malishevën në minutën e 79-të..
Malisheva e ruajti statusin e elitës së futbollit të Kosovës, ndërsa Vushtrria mbetet edhe në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Golat u realizuan Marc-Olivier (16’), Mërgim Pefqeli (27’ e 90+4 - nga penalltia) dhe për Vushtrrinë Qëndrim Gashi (90+15').