Malisheva do të bëjë gara në Superligën e Kosovës në futboll edhe në edicionin e ardhshëm pasi e fitoi ndeshjen vendimtare të barazhit kundër Vushtrrisë.
Pas humbjes ka folur trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, i cili tha se ekipi i tij luajti burrërisht, duke theksuar se nuk qe i kënaqur me referimin.
“U dijke që Maslisheva është favorit, tu e ditë që është skuadër e Superligës, megjithatë ne kemi lujtë burrnisht, na lujtëm futbollin tonë. Edhe fondi i lojtarëve bën diferencën, na lujtëm futboll të mirë – për mendimin tim edhe referimi nuk ke i mirë, mbes i pakënaqur me mënyrën qysh ka referuar. Ky ka qenë fati ynë”- tha Samuel Nikaj.
Ndryshe, Malisheva pjesën e rregullt të kampionatit e mbylli në pozitën e tetë në tabelën e Superligës me 48 pikë, dy më pak se Drenica e vendit të gjashtë e Dukagjini i vendit të shtatë.
Ndërkohë, Vushtrria që sivjet feston 100 vjetorin e themelimit të klubit, përfundoi në vendin e dytë në Grupin B të Ligës së Parë, me 46 pikë.