Përveç suksesit të madh nga futbollistët e Kosovës në Evropë, arritje e madhe vjen kësaj radhe nga një trajner.
Trajneri Bekim Gërxhalia ka arritur një sukses të madh në Gjermani.
Ai është shpallur kampion me grupmoshat e reja të FC Schalke 04.
Kjo është një arritje e madhe duke e ditur konkurrencën në futbollin gjerman.
Gërxhaliu ka prejardhje nga Lipjani, konkretisht nga Ribari i vogël.