(E plotësuar): Real Madridi është kampion i ri i Evropës! “Mbretërit” shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Liverpoolit, në finalen e Champions League e cila u luajt në stadiumin "Stade de France" në Paris.
Mbi 80 mijë shikues panë një finale të fortë e me raste shënimi sidomos nga ana e futbollistëve të Liverpoolit.
FC Liverpooli i pafat, shpërdoroi shumë raste e fajtor për këtë ishte portieri Thibaut Courtois. Reali në festë por më i merituari për triumfin në finale është Thibaut Courtois. Finalja filloi me 36 minuta vonesë, jo në orën 21.00 por në 20.36 për shkak të sigurisë dhe hyrjes së shikuesve në stadium. Reali fiton për të 14-tën herë në histori Champions League, ndërsa Liverpooli ka fituar 6 herë deri me tash.
Në minutën e 17-të, Thiago (Liverpool) rast ideal por portieri Thibaut Courtois mezi shpëton portën e tij.
Pas katër minutave (21’) Sadio Mane nga rreth 15 metra godet fuqishëm por portieri Courtois me majë të gishtërinjve e dëbon topin, aleat i tij edhe shtylla e poshtme e djathtë, shpëtoi Reali.
Karim Benzema në minutën e 42-të nuk u tregua i shkathtë, i vetëm me portier por u ngatërrua me top dhe lëshon rastin më të mirë.
Në minutën e 59-të, shpërthen festa në stadiumin "Stade de France" në Paris. Federico Valverde asiston për bukuri e Vinicius Junior nga afërsia shënon për 0:1 duke iu falënderuar edhe mos reagimi si duhet të mbrojtjes së skuadrës angleze.
Në minutën e 64-të, Mohamed Salah (Liverpool) godet nga rreth 16 metra drejt krahut të djathtë të portës, por Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyeshme.
Mohamed Salah (Liverpool) në minutën e 59-të nga afërsia rreth dy metra e në kënd të vështirë me një gjuajtje të mirë drejt këndit të poshtëm të majtë, por Thibaut Courtois bën një pritje fantastike duke ia mohuar golin. Reali shënon fitore me rezultat 1:0 por më shumë fat për faktin se skuadra angleze pati një mori raste që nuk i konkretizoi.
Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Vinícius Junior (59’).
Kartona të verdhë: Fabinho.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson (Keita 77’), Thiago (Firmino 77’); Diaz (Diogo Jota 65’), Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos (Ceballos 90’), Casemiro, Modriç; Valverde (Camavinga 86’), Benzema, Vinícius Junior (Rodrygo 90+3’). Trajner: Ancelotti.
90' Minuta e fundit, Reali në epërsi me 0:1.
86' Reali afër qëllimit, LIverpool po sulmon.
83' Salah i vetmuar por goditjen e tij e mbrojti portieri Courtois.
80' Diogo Jota (Liverpool) gjuan bukru e topi i devijuar shkon drejt këndit të poshtëm të majtë, por Thibaut Courtois tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje të shkëlqyer.
78' Finale me emocione, Reali afër qëlllmit.
75’ Liverpooli ka shtuar presionin në drejtim të portës së Realit.
Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Vinícius Junior (59’).
Kartona të verdhë: Fabinho.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz (Diogo Jota 65’), Salah, Mane. Trajner: Klopp.
72' Lojë e zjarrtë.
69' Mohamed Salah (Liverpool) nga afërsia dy metra e në kënd të vështirë me një gjuajtje të mirë drejt këndit të poshtëm të majtë, por Thibaut Courtois bën një pritje fantastike duke ia mohuar golin.
66' Liverpooli në presion.
64' Mohamed Salah (Liverpool) godet nga rreth 16 metra drejt krahut të djathtë të portës, por Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyeshme.
62’ Kartoni i parë i verdhë, Fabinho.
Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Vinícius Junior (59’).
Kartona të verdhë: Fabinho.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Junior. Trajner: Ancelotti.
59' Federico Valverde asiston për bukuri e Vinicius Junior nga afërsia shënon për 0:1.
55' Lojë me presion, LIverpool apo Real, cila do të ngrejë lart trofeun?
Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.
51' Liverpool po sulmon.
48' Lojë me ritëm.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, me dy raste ideale! Sadi Mane i Liverpool, qëllon shtyllën e poshtme të djathtë në minutën e 21-të.
Në minutën e 43-të, Karim Benzema vetëm me portier, por në vend që të gjuan, ai mundua të pasoj të një bashkëlojtar por gaboi.
Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.
43' Karim Benzema nuk u tregua i shkathtë, i vetëm me portier por u ngatërrua me top dhe lëshon rastin më të mirë.
42' Rezultati edhe më tej 0:0,
41' Henderson tentoi nga distanca por jashtë portës së Realit.
40' Ancelotti është në një situatë jo të lakmueshme, pasi që ekipi i tij po has në presion të Liverpoolit.
38' Nuk ka gola, me përjashtim të një shtylle në minutën e 21-të nga ana e Liverpoolit.
36’ Reali po orvatet përmes Karim Benzema por pa sukses.
Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.
35' "Reds-at" më të mirë, sulmojnë Realin.
32' Reali assesi të krijoj rast.
30-' Finale interesante, nuk ka ende gola.
27' LIverpooli është më i rrezikshëm.
25' Portieri Courtois është figura kryesore deri me tash.
22' Reali në presion.
21’ Sadio Mane nga një distancë godet fortë por portieri Courtois me majë të gishtërinjve e dëbon topin, aleat edhe shtylla e poshtme e djathtë, shpëton Reali.
19' Liverpooli po rrezikon, një rast të mirë deri me tash.
Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.
17’ Thiago (Liverpool) rast ideal por portieri Thibaut Courtois mezi shpëton portën e tij.
16' Lojë me taktizime deri me tash.
14' Liverpooli e fut në presion Realin.
12' Liverpooli po tenton të bëhet më i rrezikshëm.
10' Edhe më tutje 0:0. Asnjë rast deri me tash.
7' Reali dhe Liverpooli, dy ekipe synojnë tiutllin e Champions League.
6’ Ndeshje me emocione, 80 mijë shikues.
Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.
5' Të dy ekipet luajnë me kujdes.
3' Ndeshje me rivalitet.
1' Fillon ndeshja.
Futbollistët në fushë.
Gati për lojë.
Rrëmujë e madhe para finales së Champions League që duhej të kishte filluar të luhej tashmë në Sted de France të Parisit.
Policia parisiene mesazh tifozëve: Mos hyni me dhunë në stadium!
80 mijël shikues në stadium.
Liverpool - Real, finalja fillon në orën 21.30.
Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta! Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium.
Atmosferë e zjarrtë.
Real Madridi sonte lufton për trofeun e 14-të në garën prestigjioze evropiane, Champions League në futboll, ndërsa Liverpooli do të tentojë të jetë më i miri në Evropë për herë të shtatë.
Ndeshje që pritet me emocione të mëdha mes dy skuadrave më të mira, LIverpool - Real Madrid.
Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Carlo Ancelotti i Real Madridit, dy trajnerë që janë në presionin e finales së madhe.
Liverpool - Real Madrid
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.