Tifozeritë nuk përmbahen në rrugët e Parisit, shikoni atmosferën spektakolare përpara finales së Championsit!
Tifozeritë e Realit dhe Liverpulit kanë mbushur rrugët e Parisit në mbështetje të skuadrave të tyre në finalen e Ligës së Kampioneve.
Mbështetësit e Liverpulit kanë qenë më të shumtë në numër duke mbushur sheshine qytetit që ishte vënë në dispozicion të tyre, me anglezët që kishin organizuar edhe një koncert live përpara sfidës.
Fansat e Realit nga ana tjetër kanë marrë një surprizë të këndshme nga ana e klubit me legjendat Kasijas, Roberto Karlos dhe Arbeloa që shkuan për t’i përshëndetur.