Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i Liverpool-Real Madrid, UEFA ka zbuluar edhe stadiumet që do të presin finalet e dy edicioneve të ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Kështu, siç ishte bërë e ditur edhe më herët, finalja e edicionit të ardhshëm do të luhet në “Allianz Arena” të Mynihut, stadium me kapacitet 75 mijë vende dhe që është inauguruar në 2005-ën.
Në këtë impiant është zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve edhe në sezonin 2011-2012, kur Chelsea ia doli të kurorëzohet fitues përballë Bayernit të Mynihut vendas.
Ndërkohë një vit më vonë, në 2024-ën, finalja do të luhet në “Wembley” të Londrës, një stadium me kapacitet 90 mijë vende dhe që ka pritur edhe plot 6 herë të tjera ndeshjen më të rëndësishme të Champions-it.