Në orën 21 do të fillojë ndeshja më e pritur e sezonit në nivel klubesh. Në Stade de France do të zhvillohet finalja e Champions League mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it.
Të Kuqtë duan të fitojnë kupën e sh tatë me veshët e mëdhenj dhe lojtarët e Jurgen Klopp janë shumë të motivuar për t’ia arritur qëllimit.
Nga ana tjetër është klubi më fitues i kompeticionit: Los Blancos janë në kërkim të Champions-it të 14-të në historinë e tyre. Dy klubet kanë publikuar formacionet e tyre.
Jordan Henderson do ta nisë një finale të Champions-it si kapiten për herën e tretë, më shumë se çdo futbollist anglez në historinë e kompeticionit.
Real Madrid është skuadra e parë që do të ketë në formacionin titullar të një finaleje të Champions League katër lojtarë me 100+ paraqitje në këtë kompeticion (Benzema, Kroos, Modric and Alaba).