Në mënyrë të paprecedentë, finalja e Ligës së Kampionëve në Paris u shty me 36 minuta dhe shkak u bë vonesa e hyrjes së tifozëve në shkallët e stadiumit, si dhe disa të tjerë që kaluan rrethimin për t’u future në perimetrin e sigurisë.
Në përfundim të finales, UEFA ka lëshuar edhe një deklaratë, duke shpjeguar shkakun e nisjes me vonesë në ndeshjes, teksa ka paralajmëruar edhe hetim të thelluar për ngjarjen.
“Në hyrje për në tribunat e rezervuar a për tifozët e Liverpoolit, rrotullueset që hapeshin duke njohur bar-kodin e biletës, u bllokuan, pasi shumë tifozë të Liverpoolit u paraqitën aty me bileta false.
Kjo shkaktoi radhë të gjata dhe u desh ndërhyrja e policisë, duke përdorur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e tifozëve dhe lejimin e atyre që kishin një biletë të rregullt.
UEFA është e shqetësuar për ata që janë prekur nga kjo ngjarje dhe do të nisë menjëherë hetimin për gjithë sa ndodhi, bashkë me policinë franceze dhe federatën e futbollit atje”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.