Interi e kërkon me ngulm, Roma bëhet barrierë!
Propozimi i Interit në drejtim të Henrik Mikhitarianit për një kontratë dyvjeçare, me një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.
Nuk e ka lënë indiferent mesfushorin në skadencë kontrate me Romën, që nuk ka vendosur akoma.
Verdhekuqtë nuk kanë ndër mend të dorëzohen dhe kanë caktuar një takim 34-vjeçarin javën e ardhshme, kur pritet të vijë një ofertë rinovimi, me të njëjtat kushte me atë të zikaltërve, duke e “detyruar” lojtarin të mos bazohet në kushtet ekonomike për të marrë vendimin, por vetëm në vullnetin e tij.