Pas largimit të Leonardos, detyrën e tij te PSG-ja e ka marrë Luis Campos.
Zyrtarizimi i tij si drejtor i përgjithshëm për tri sezonet e ardhshme do të bëhet brenda pak ditësh.
Një nga vendimet e tij të para, sipas “Le Parisien”, do të jetë shkarkimi i Pochettinos. Shumë shumë shpejt ai duhet të gjejë një emër të ri, i aftë për të menaxhuar “yje” si Mbappe, Messi e Neymar.
Për t’u marrë me largimet, do të kthejë një njohje të vjetër në rolin e drejtorit sportiv, Antero Henrique-n.
Sipas “Le Parisien”, do të kërkohet zgjidhja për largimi e emrave të tillë si: Sergio Rico, Kurzawa, Kehrer, Diallo, Paredes, Ander Herrera, Danilo, Gana Gueye, Draxler dhe Mauro Icardi.