Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, është i brengosur me atë çfarë ngjau dje në ndeshjen finale të barazhit, mes Vushtrrisë dhe Malishevës.
Një rast i paparë deri me tash në futbollin tonë, tifozët e Vushtrrisë, në shenjë revolte shqyen rrjetën e njërës portë në ndeshjen e djeshme dhe u desh të ndërpritet sfida për 17 minuta derisa ajo u rregullua!
Mehmeti përmes një postimi, shpreh shqetësimin e tij për marren e madhe që ndodhi nga ana e tifozëve vushtrrias në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/29/auto_auto_auto_11878875_1634892023453787_6763319872285259747_o156456188816486567741653821225.jpg)
Esat Mehmeti
“Nga takimi Vushtrria - Malisheva, ndodhi çudi...!?
Të demolohet stadiumi i ri e i bukur që mban emrin e heroit të kombit ‘Zahir Pajazitit’ nuk don koment!
Po harroni ku ishim, në okupim!?
Po harroni se Zahir me shok u vra për ndërtimin e lirisë!
Po harroni se palltoja e Zahirit u bë shoshë mu në afërsi të Vushtrrisë (Pestovë ) ku vendi juaj është pjesë e historisë!
Në vend që të jemi mirënjohës, falënderues e krenar me sakrificën e gjakun heronjve e këtij populli të përvuajtur, në ndërtimin e rindërtimin e vendit...
Në vend që t’i gëzohemi këtij stadiumi mik e legjendar që dita ditës po zbukurohet e po hyn në gjirin EU.
Në vend që të ndihmojmë me sa kemi mundësi, që sa më shpejtë në mbarë Kosovën të ndërtojmë stadiume të reja, të respektohen e nderohen të merituarit tan si - Ferki Aliu, Shefki Popova, Cimili, Pantina, Mehana, Llapashtica, Sadriu, Rashica...
Sytë mu mbushën me lot, nga ajo që pash... skenë shkatërruese. Kush ishin ata...?! 10 veta, që me sjelljet e tyre i rrahën miqët e vërtetë të Vushtrrisë e mbarë Kosovës, kush ishin ata që më së paku e dojnë lirin e sportin e Vushtrrinë?!
Kot e kanë një grusht njerëz nuk munden kurrë të na e përdhosin sportin dhe ferplein, miqësinë shekullore me Vushtrrinë. Dyert tona kosovare përherë do të jenë të hapura, miqësia do të jetojë përherë.
Këtë marre sa më shpejt ta harrojmë e kurrë mos të përsëritet...
Zahiri e legjendat din të falin, dhe e falin ...Qoftë e kaluar kjo ndodhi o miqë të mi që nuk munda të heshti këtë "masakër" e memzi i thura këta rreshta, nga zemra e plagosur...”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.