Ish-trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, ka thënë se yjet e Liverpool-it, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, kanë bërë një paraqitje zhgënjyese në finalen e Champions-it kundër Real Madrid-it.
Madrilenët shënuan me goditjen e parë dhe të vetmë në kuadrat dhe kanë arritur ta mbrojnë avantazhin 1-0 për të suguruar Champions-in e 14-të në historinë e klubit.
Wenger beson se java e fundit e Premier League ka patur një ndikim negativ te paraqitja e Liverpol-it në finalen e së shtunës, duke thënë se Salah dhe Mane kanë qenë zhgënjyes.
“Humbja e titullit në ndeshjen e fundit të kampionatit mund të ketë ndikuar te vetëbesimi i tyre”, ka thënë Wenger për Bein Sports. “Dukej se Salah dhe Mane, dy lojtarë që bëjnë diferencën, nuk kishin të njëjtën freski, të njëjtin besim në lojën e tyre”.
Më pas, ish-trajneri i Topçinjve i ka thurur elozhe lojtarit të ndeshjes, Thibaut Courtois, i cili ka qenë i pakalueshëm në portë.
“Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se Mane me Slah zhgënjyen për shkak të Courtois. Në një moment kam besuar se nëse Liverpool-i do të kishte barazuar, do ta kishte fituar ndeshjen.
“Por ata nuk arritën ta gjenin atë moment special dhe nuk kanë arritur të konkretizonin rastet që kanë patur dhe pjesa më e madhe e meritës për këtë ka qenë e Courtois”.