Trajneri i Empolit: Asllanit duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta

Futboll

Trajneri i Empolit: Asllanit duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:18
Trajneri i Empolit: Asllanit duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta

Trajneri i Empoli Aurelio Andreacoli , ka dhënë një intervistë për  median italiane “Il Foglio” duke analizuar sezonin e klubit toskan teksa folur për disa elementë mjaft të vlefshëm në skuadër, përfshirë shqiptarët Asllanin dhe Bajramin. Ja deklaratat e tij:

“Pinamonti është një profesionist serioz. Ai nuk ka frikë dhe ka treguar se është gjithmonë aty me objektivat e tij. Nëse do të jetë lojtar i kombëtares, Mancini duhet ta vendosë këtë . Nëse do të hyja në konfrontim fizik me dikë, do të zgjidhja Zurkovskin.

Mbrojtësi Viti ka një të ardhme të rëndësishme përpara. Bajrami, mund të bëhet një lojtar i madh, i ka të gjitha të dhënat ashtu si edhe Asllani , i cili ka kualitete të mëdha, duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta.

Të rinjtë janë të vështirë, për t’i bërë të zhvillohen nuk ka rrugë tjetër veçse t’u japësh hapësirë në fushë. Unë i rris dhe më pas dikush tjetër i shijon”, është shprehur trajneri Andreacoli për “Il Foglio”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat