Real Madrid do Rafael Leao-n. Pasi ka gëlltitu refuzimin e bujshëm të Kylian Mbappe, i cili ka preferuar të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germmain, Florentino Perez ka kthyer sytë nga ylli i Milan-it.
Sipas portalit iberik Sport, Real Madrid duket se ka nisur kontaktet për sulmuesin e krahut të kampionëve të freskët të Italisë. Madrilenët duket se janë të gatshëm të përfshijnë në operacion Jovic dhe Asensio, dy lojtarë që pëlqehen nga kuqezinjtë.
Strategjia e Los Blancos është shumë e qartë: objektivi është të vërë nast për të rinjtë që mund të ripërshkojnë gjurmët e Vinicius.
Pasi kanë siguruar Antonio Rudiger me kosto zero, Florentino Perez ka dëshirë ta rinojë organikën e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.
Sport ka siguruar se nuk do të ketë blerje të bujshme si në vitet e ‘Galacticos’, por strategjia është ajo që të përforcohet skuadra me investime për të tashmen dhe të ardhmen.
Mes emrave në listën e Los Blancos është edhe ai i Aurelien Tchouameni, mesfushor 22-vjeçar i Monaco, i cili do të jetë zëvendësuesi i natyrshëm i Casemiro-s.
Negociatat për mesfushorin e klubit francez janë shumë të avancuara, aq sa Real Madrid duket se është i gatshëm ta rrisë ofertën për kartonin e lojtarit vetëm për të mposhtur konkurrencën e PSG-së.
Edhe Barcelona ka kërkuar informacione për mesfushorin, por presidenti Joan Laporta duket se e ka braktisur përfundimisht idenë për ta blerë futbollistin për shkak të kostos së lartë të operacionit.