Skuadra e Schaffhausen-it nuk ia doli që të rikthehet pas një kohe në elitën e futbollit zviceran.
Schaffhausen si mysafirë mposhtet me rezultat 2:0 nga Luzernin, në ndeshjen e play-aut-it, ndeshja e parë pati përfunduar 2:2 kësisoj Luzern mbetet në ligë.
Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar për Luzernin, ndërsa për Schaffhausen luajtën standardë Uran Bislimi (kapiten), Valon Hamdiu, Jetmir Krasniqi, Bujar Lika.
Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të e Hamdiu u zëvendësua në atë të 71-tën.
Golat u shënuan nga Schulz (20'-nga penalltia), Ugrinic (70').