Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti do të përballen në finalen e Superkupës për vitin 2022.
Skuadra spanjolle së fundi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, kurse skuadra gjermane më herët e kishte fituar trofeun e Ligës së Evropës.
Kësisoj, këto dy skuadra tani do të synojnë edhe trofeun e Superkupës.
Finalja e Superkupës do të zhvillohet në gusht të këtij viti.
UEFA do të caktojë më vonë datën për finalen mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit.