Filip Ivanoviq nuk është më lojtar i Teutës. Një sezon zgjati aventura e qendërmbrojtësit serb në Durrës.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi bregdetar njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me 30-vjeçarin.
“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me futbollistin Filip Ivanoviq. Klubi e falënderon qendërmbrojtësin për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij në futboll”, shkruan Teuta.
Ivanoviq, largimi i tretë nga Teuta pas Todorovskit dhe Sebino Plakut, zhvilloi 31 ndeshje sezonale me ekipin shqiptar, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës: tre në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë.