Një numër i madh i tifozëve të Liverpoolit janë duke festuar sot trofetë që skuadra e tyre e zemrës i fitoi gjatë sezonit të fundit.
“Të Kuqtë” janë duke i festuar sukseset e arritura në Kupën Carabao dhe FA.
Në të dy këto gara ishte skuadra e Liverpoolit që triumfoi.
Festa e Liverpoolit vjen vetëm një ditë pas rikthimit nga Parisi, atje ku skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e zhvilloi finalen e Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, skuadra angleze nuk e regjistroi suksesin e njëjtë edhe në këtë garë, pasi pësoi humbje 1:0 nga Real Madridi.
Liverpooli gjithashtu nuk ia doli të shpallet kampion në Premierligë, pavarësisht se “luftoi” me Manchester Cityn deri në xhiron e fundit.