Skuadrës shqiptare Deçiqi të Tuzit, kësaj radhe nuk i priu fati në finalen e Kupës së Malit të Zi, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Buduçnosti i Podgoricë.
Finale e luftuar deri në fund, e cila u zhvillua në stadiumin në Podgoricë.
Deçiqit nuk i priu fat sportiv ku patën edhe rastin më të mirë në minutën e 75-të.
Futbollisti Kristijan Vulaj goditi bukur me kokë por shtylla ia mohoi golin.
Buduçnosti triumfoi me golin e minutës së 9-të, Igor Çukoviç gjuajti me kokë, topi përfundoi në rrjetë.
Deçiqi nuk ia doli as për herë e dytë rresht në finale, megjithatë ka siguruar biletën për në garat evropiane.