Real Madridi është rikthyer sot në kryeqytetin spanjoll, pas triumfit të 14-të në Ligën e Kampionëve.
Të shtunën mbrëma, në “Stade de France”, skuadra spanjolli fitoi 1:0 ndaj Liverpoolit në finalen e kësaj gare.
“Los Blancos” u rikthyen sot në qytetin e tyre, për të festuar së bashku me tifozët e shumtë.
Futbollistët dhe stafi i ekipit kanë parakaluar me një autobus të hapur në rrugët e Madridit, teksa atje nuk po mungon as atmosfera nga tifozët.