Evangjeli Veli arriti një sukses të madh në Kampionatin Europian të peshëngritjes, duke siguruar tre medalje në këtë kompeticion.
Peshëngritësja shqiptare tregoi edhe dashurinë e saj për Shqipërinë, teksa vendos dorën në kokë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtare.
Në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ , trajneri i saj, Ornel File, u shpreh se emigrantët shqiptarë të Greqisë janë më patriotë edhe se banorët në Shqipërinë zyrtare.
“Ne shqiptarët e Greqisë jemi edhe më shumë patriotë se shqiptarët Shqipërisë.
Kjo tregon edhe ato emocionet e garës“, është shprehur Ornel File.