Nottingham Forest është rikthyer në Premier League për sezonin 2022/23.
Forest arriti ta mposht Huddersfieldin, në ndeshjen finale të “Play-Off”-it.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores u shënua në minuten e 43-të, kur Levi Colwill shënoi autogol.
Pas kësaj fitore, Nottingham Forest siguroi rikthimin në Premier Ligë, kurse Huddersfieldi do të vazhdojë garat në Championship – kategoria e dytë e futbollit anglez.