Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen të kategorisë së dytë në Spanjë mes skuadrave të Real Ovideo dhe Ibizas.
Ekipi vendas është mashtruar nga një lajm i rremë se kishte siguruar “Play-Off”-in për në La Liga dhe ka nisur të festojë.
Lajmi që skuadra kishte marrë ishte se rivalët e tyre në luftën për vendin e “Play-Off”-it, Girona kishin pësuar gol dhe ishin në disavantazh.
Gëzimi i futbollistëve u ndërpre pas disa çastesh kur mësuan të vërtetën me tifozët në stadium që nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte.