Marotta flet për largimin e Perisic

Futboll

Marotta flet për largimin e Perisic

Më: 30 maj 2022 Në ora: 17:28
Ylli kroat, Ivan Perisic

Beppe Marotta ka folur lidhur me situatën e Ivan Perisic.

Ylli kroat, Ivan Perisic ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Inter dhe është shumë pranë marrëveshjes me Tottenham Hotspur.

Lidhur me vendimin e lojtarit ka folur edhe drejtori sportiv i Inter, i cili thotë se klubi provoi maksimumin.

“Ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Marotta.

“Ai dëshironte të provonte Premier Leaguen dhe ne nuk mund të rrisnim ofertën tonë më shumë. I dëshirojmë gjithë të mirat”, shtoi drejtori sportiv i Interit.

Ivan Perisic do të ribashkohet me Antonio Conten, për një aventurë në futbollin anglez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat