La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

Futboll

La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:03
La Liga

La Liga ka konfirmuar kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Ashtu si edhe te kampionatet tjera, edhe kalendari i ndeshjeve në Spanjë ka pësuar ndryshime shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili do të mbahet nga datat 21 nëntor – 18 dhjetor.

Sezoni i ri në La Liga do të fillojë më 14 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor.

Për shkaku të Botërorit, nuk do të ketë ndeshje midis 9 nëntorit dhe 29 dhjetorit të këtij viti.

Finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet më 29 prill 2023 dhe Superkupa e Spanjës do të mbahet nga 11 deri më 15 janar 2023.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat