Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.05.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së finales së Kupës së Kosovës, Drita – Llapi si dhe ndeshjen e barazhit për Superligë, Vushtrria-Malisheva.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, Drita, Llapi dhe Vushtrria kanë përfunduar në disiplinor.
Vendimet e plota:
Ndaj: FC” Drita“. MOTIVI : Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve).
Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njikohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.
Ndaj: FC Llapi. MOTIVI: Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun e atletikës në barin artificail si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme ( disa pjesë digjen nga zjari i fishekzjarreve). Në min 17-të , tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës, në disa pjesë bari sintetik si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen per 2 min.
Në min 47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast në disa pjesë dëmtohet fusha. Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Lapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë ( thejne ) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.
Ndaj: FC ”Vushtrria”. MOTIVI: Në min 77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore kapin , terheqin dhe zhvendosën rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min.
Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës tifozët ofendojnë në kor FFK-në. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.