Xhelal Haziraj, ish portieri i klubit të futbollit Liria ka ndërruar jetë të hënën në Gjermani, në moshën 66-të vjeçare.
I ndjeri në rinin e hershme ka qenë pjesë e Progres-exportit, për të kaluar te Liria në vitet 80-ta.
"KF Liria dhe opinioni sportëdashës do ta kujtojnë me respekt Xhelalin për karrierën që pati ndër vite.
KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, të afërmit dhe ish lojatrët e të ndjerit.
Varrimi tij bëhet sot (e marte) në varrezat e qytetit në Prizren, në ora 14.00.
Ai, nga vitet 90-ta kishte jetuar bashkë me familje në Gjermani", njofton FC Liria e Prizrenit.