Ferizaj i ka të qartat objektivat për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Klubi ka arritur marrëveshje me një numër të madh të lojtarëve.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të cilët e kanë vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi ka arritur marrëveshje me, Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gëzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi dhe Edison Rexhepi”, njofton FC Ferizaj.