Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ka gjasa që t’i bashkohet skuadrës së sapo ngjitur në kampionatin spanjoll, Almeria.
“Skuadra e Almerias, e cila së fundi ka siguruar një vend në La Liga të Spanjës, është interesuar për shërbimet e anëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.
Ky lajm është transmetuar nga AS.
Bardhi me gjasë do të largohet nga Levante këtë verë, pasi të dyja palët duket se kanë rënë dakord që nuk do të ketë bashkëpunim.
Levante është në krizë financiare dhe duhet të mbulojë një “vrimë” prej 10 milionë eurosh dhe një nga ata që do të shiten ndoshta do të jetë Bardhi.
Bardhi ka pesë vite që është te Levante dhe tani do të largohet. Krahas tyre për Bardhin ka interes edhe nga Franca dhe Italia. Vetë futbollisti nuk do ta kishte problem të luante sërish në ligën më të fortë spanjolle, nëse bien dakord me Almerian”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.