Në klubin me renome KEK-u nga Obiliqi, po bëhet një punë e madhe me gjeneratën e re, punë e cila po iu shpërblehet.
KEK-u U-19 është kampion i Ligës së Parë të Kosovës dhe futet në elitën e futbollit.
“FC KEK-u inkuadrohet në Superligë si kampion i Ligës së Parë me grupmoshën e juniorëve U19 duke e mposhtur KF Malisheva me rezultat 3:2.
Golashënuesit: Enes Duraku, Amir Krasniqi, Premton Pllana.
Pas 30 jave FC KEK-u ka grumbulluar 65 pikë, duke përfunduar në vendin e parë.
Falënderojmë trajnerin Afrim Visoka dhe të gjithë futbollistët për angazhimin gjatë gjithë kohës”, shkruan në faqen e FC KEK-u.
Trajneri Afrim Visoka, dikur ish futbollist i shquar, ndihet krenar me këta djelmoshat, të cilët janë e ardhmja e këtij kolektivi.
“Faleminderit kryesisë së klubit. Faleminderit të gjithë trajnerëve në klub. Faleminderit mjekët, faleminderit Valdet Aliu. Faleminderit Ardian Berisha, të cilët i kam pas afër në çdo moment.
Një falënderim shkon për lojtarët të cilët janë meritorët që sigurojmë vendin e parë dhe shpallemi kampion. Të gjitha meritat ju takojnë atyre”, ka shkruar Visoka në profilin e tij në facebook.